Ja kush ishte “mësiti” për lidhjen e Fifit me Adisin

13:50 | 08 Shkurt 2022

Zbulohet se kush ishte “mësiti” për lidhjen e Fifit me Adisin.

Teksa Fifi dhe Adis Patushi janë në fazën fillestare të lidhjes ku çdo detaj përbën lajm, interesim ngjallë edhe pjesa e nisjes së historisë, pjesë kjo për të cilën dihet pak në publik momentalisht.

Gjithçka duket të ketë rrjedhur shumë shpejt por ndjekësit në rrjet janë të bindur se e kanë gjetur ‘kumbarin’ e këtij raporti.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme, Fifi dhe Kledi u shfaqën mjaft të afërt si miq në dalje, dreka e darka.

Kjo me gjasë duket të ketë qenë periudha kur Fifi është njohur nga afër me Adisin, i cili është familjar i afërt i Kledit.

Kledi është shfaqur edhe mbrëmë në rrjete sociale me Fifin dhe Adisin duke paralajmëruar një sipërmarrje të re, klub lojërash elektronike, me gjasë nga dyshja.

Komento: