Ja sa gjatë do të mungojë Rashica

18:49 | 20 Gusht 2019

Milot Rashica, ka pësuar një lëndim.

Gazeta e madhe gjermane, Bild, raporton se Milot Rashica do të mundojë sigurt në ndeshjen e xhiros së ardhshme të Bundesligës, kundër Hoffenheimit, për shkak se e lëndoi tejzën e gjurit të tij.

Të shtunën, Werder Bremeni do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të sezonit të ri të Bundesligës. Mirëpo, trajneri Florian Kohfeldt nuk do ta ketë armën kryesore të skuadrës së tij për këtë përballe me Hoffenheimin,
Rashica e pësoi lëndimin e tij gjatë ndeshjes së parë të Bundesligës 2019/20, në disfatën me rezultat 3:1 kundër Hoffenheimit.

Në këtë ndeshje ai ishte titullar, por pati mundësi të luajë vetëm deri në minutën e 65-të, kur u zëvendësua nga Nicolas Fullkrug.

Më vonë, faqja zyrtare e Werder Bremenit bëri të ditur në rrjetin social Twitter se dyshohet për një lëndim të tejzës së gjurit, mirëpo shtoi se kohëzgjatja e rikuperimit do të mësohet vetëm pas kryerjes së edhe disa testeve të tjera.

Tani, Bild raporton se Bremeni do të luajë pa Rashicën në fundjavë sigurt, mirëpo kohëzgjatja e saktë e rikuperimit të tij pritet të konfirmohet gjatë ditës.

‘Është një lëndim muskulor, por për ta ditur saktësisht se çfarë ka Miloti duhet të presim”, u shpreh drejtori sportiv i klubit, Frank Baumann.

Nëse lëndimi i Rashicës është serioz, ai mund të mungojë për disa muaj. Ky lajm do të ishte i keq jo vetëm për Bremenin, por edhe për Kosovës që në fillim të shtatorit i zhvillon dy ndeshje të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020 – kundër Çekisë dhe Anglisë.

Komento: