Ja sa i janë rritur flokët dhe mjekra Labit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja sa i janë rritur flokët dhe mjekra Labit

23:36 | 23 Janar 2019

Labinot Tahiri ka premtuar se nuk do ta heq mjekrën dhe flokët derisa të bëhet liberalizimi i vizave për kosovarët.

Deputeti nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ditë më parë, ka bërë premtimin që nuk do i prejë flokët dhe mjekrën deri në liberalizim të vizave për kosovarët.

“Me mjekërr dhe flokë të gjata, sado që rriten, deri në liberalizim”, kishte shkruar Labi mbi foton e tij.

Tanimë kanë kaluar disa ditë nga premtimi i këngëtarit të shndërruar në politikan.

Ai gjatë ditës së sotme, ka postuar një fotografi, teksa shihet mjekra dhe flokët kanë filluar që t’i rriten.

Në postimin e sotëm, Tahiri ka shkruar se “Nëse mendoni se nuk i takoni kësaj bote, kjo ju jep një lajm dhe ndjënjë se jeni këtu, për të ju ndihmuar të tjerëve, për një jetë më të mirë”.

Komento: