Jose Mourinho thyen rekord, trajneri i parë që e fiton tripletën europiane

23:42 | 25 Maj 2022

Mourinho, trajneri i parë që e fiton tripletën europiane.

Jose Mourinho, me suksesin e arritur me Romën ndaj Feyenoord, është bërë trajneri i parë që fitoi tripletën e trofeve europianë me klube.

Portugezi, paraprakisht arriti të triumfojë në Champions League e Europa League me Porton, Interin e Manchester Unitedin.

Sezoni i parë i Conference League i takon pikërisht teknikut 55-vjeçar që vijon të jetë në listën e trajnerëve më të trofeshëm në botë.

Fitimi i Conference League me kryeqytetasit, pos të tjerash, ka rëndësi edhe për faktin që, pas shumë kohësh, një skuadër italiane arrin të dalë fituese në garat evropiane.

Komento: