Juve i vihet pas yllit të Chelseas

17:08 | 08 Prill 2022

Juve, po mendon të përmirësohet në afatin kalimtar të verës.

Juventusi mbetet në treg për një përmirësim te Alex Sandro në krahun e majtë, me Gazzetta dello Sport që raporton se ylli i Chelseat, Marcos Alonso është në vështrimin e tyre, përcjell ORAinfo.

Reprezentuesi spanjoll përballet me konkurrencën e Ben Chilwell në Stamford Bridge dhe mund të tundohet të kthehet në Itali, ku më parë ka luajtur për Fiorentinën./ORAinfo/

Komento: