Juventus – Dybala, lajm befasues nga Torino

19:20 | 07 Tetor 2019

Juventus kanë ndryshuar strategjinë e tyre me Paulo Dybala.

‘Zonja e vjetër’ e cila i ofroi 25-vjeçarin argjentinas në klube të shumta, përfshirë atë të Manchester United gjatë verës, tani duan të mbajnë atë deri në fund të sezonit, raporton Tuttosport, përcjell ORAinfo.

Dybala është kontraktuar me klubin deri në vitin 2022, por një ofertë e çmendur mund të detyrojë bardhezinjtë të shesin Dybalan.

Sidoqoftë, golat e tij këtë sezon mund të jetë një shenjë për klubin e tij se ata duhet të rishqyrtojnë të ardhmen e tij. /ORAinfo/

Komento: