Juventus i vë ultimatum Di Marias

23:15 | 18 Qershor 2022

Juventusi po e shtyn Angel Di Maria të vendosë nëse ai do t’i bashkohet skuadrës së Serie A këtë verë apo jo.

Bardhezinjtë i kanë dërguar një ofertë argjentinasit, por ai kërkon një kontratë njëvjeçare, ndërsa klubi dëshiron që ai të angazhohet për një marrëveshje më të gjatë, përcjell ORAinfo.

GOAL raporton se skuadra torineze po kërkon një përgjigje prej tij deri në fund të fundjavës./ORAinfo/

Komento: