Juventus ia tregoi derën, ja ku po përfundon Morata

18:44 | 30 Qershor 2022

Alvaro Morata, i cili ka krijuar biseda për interesim nga Arsenali gjatë afatit kalimtar aktual, mund të dalë në tregun e hapur këtë verë pasi Juventusi ka vendosur kundër blerjes së tij në baza të përhershme.

Sulmuesi 29-vjeçar i Spanjës i ka kaluar dy sezonet e fundit në Torino si huazim nga gjigantët e La Ligës, Atletico Madrid,përcjell ORAinfo.

Ai ka shënuar 32 gola për Bianconerët gjatë një periudhe të dytë në listën e tyre, pasi kishte kaluar dy vjet me ta midis 2014 dhe 2016, por tani po kthehet në klubin e tij mëmë në Wanda Metropolitano./ORAinfo/

Komento: