Juventus – Kanté, lajm bombë nga Anglia

15:08 | 03 Tetor 2019

Juventus po përgatiten të bëjnë një ofertë qysh në janar për mesfushorin dinamik të Chelsea, N’Golo Kanté në janar.

28-vjeçari francez ishte ndër lojtarët me të besuar të Maurizio Sarri në Chelsea sezonin e kaluar.

E tani duket se Sarri e dëshiron francezin edhe të ‘Zonja e Vjetër’, përcjell ORAinfo.

Gazeta britanike Daily Mail raporton se Juventus është duke përgatitur një ofertë prej 80 milionë euro për mesfushorin e Chelseas.

Mesfushori është ndër lojtarët kyç të Chelsea, por një ofertë e majme nga Juventus mund t’i bind drejtuesit blu që ta shesin yllin francez. /ORAinfo/

Komento: