Juventus nuk dorëzohet, e do me çdo kusht këtë lojtar

19:00 | 05 Gusht 2022

Juventus u përpoq në çdo mënyrë të mundshme për të arritur një marrëveshje me Atletico Madrid për Alvaro Morata.

Megjithatë, klubi spanjoll qëndroi i vendosur përballë ofertave të ndryshme, përcjell ORAinfo.

Atletico nuk dëshiron të ulë çmimin prej 25 milionë eurosh, ndaj Morata do të vazhdojë, duke mos lejuar një tjetër kthesë, nën drejtimin e Diego Pablo Simoene. Në fakt, ai po luan një rol të spikatur në parasezon.

Megjithatë, ‘La Gazzetta dello Sport’ ka raportuar se Juventusi po përgatit një propozim të ri dhe përfundimtar për Atletico-n për Morata-n. Të vetëdijshëm se nuk arrijnë dot një shifër të tillë, po mendojnë alternativa të tjera./ORAinfo/

Komento: