Kaq para i kushtoi Manchester United blerja e Casemiros

20:03 | 19 Gusht 2022

Casemiro do të jetë lojtar i Man Utd brenda pak orësh.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka raportuar se tani ka një marrëveshje mes dy klubeve për 70 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Braziliani do të bëjë kalimin në Premierligë për të përballuar një sfidë të re, vërtet shumë të madhe, në karrierën e tij futbollistike.

Këtë të premte, Carlo Ancelotti konfirmoi synimet e lojtarit dhe kjo u bë edhe më e qartë kur lojtari nuk u përfshi në skuadrën për përballjen me Celta Vigo.

Real Madridi, për respekt për punën, angazhimin dhe suksesin e tij, do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar atë të largohet./ORAinfo/

Komento: