Këngëtari i njohur më në fund e bën publike lidhjen, e dashura e tij ëshë zeshkane me shumë stil

23:05 | 12 Mars 2019

Janë çifti që prej kohësh po kometohen.

Për herë të parë reperi Gent Fatali ka publikuar një portret të plotë të partneres së tij.

Pak minuta më parë ai publikoi në Instagram një foto ku shfaqej krah partneres ndërkohë që ndodheshin në Shqipëri.

Prej kohësh reperi Gent Fatali përflitej se ishte i dashuruar me një vajzë bukuroshe brune, së cilës i linte shpesh herë komente në fotot e Instagramit.

Nuk vonoi shumë dhe reperi vendosi që ta bëjë publike lidhjen e tij edhe pse e mbante disi sekret portretin e saj.

Ai publikoi një foto me vajzën brune, së cilës i fshihte fytyrën, por shumë shpejt mediat mësuan se bëhej fjalë për Rozafën, një vajzë mjaft simpatike që kishte ngjashmëri të paparë me partneren e Mozzik, Loredanën.

Dhe ja sot, dyshja shfaqet me plot stil teksa pozon para pasqyrës. Fansat nuk kanë vonuar por menjëherë e kanë
përgëzuar reperin që vendosi të publikojë një foto me partneren.

Komento: