Kështu këndojnë me defa vëllezërit Mziu për Big Mamën

20:30 | 24 Mars 2019

Vëllezërit Mziu i këndojnë me defa Big Mamës.

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Besiana Kasami – Big Mama ka qenë mysafire në shtëpinë e Vëllezërve Mziu në Zvicër.

Ata e kanë pritur me shumë ngrohtësi atë në shtëpinë e tyre, me ushqime tradicionale e me çaj rusi.

Në familjen që traditë e ka muzikën, nuk mund të ketë munguar muzika e as argëtimi pa fund, shkruan rtv21.tv

Ata i kanë kënduar me defa Big Mamës, e këto momente i ndajmë me ju përmes videove më poshtë, ku shihet se atmosfera ka qenë në maksimum.

Komento: