Kessie zyrtarizohet te Barcelona, ka një klauzolë të madhe largimi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kessie zyrtarizohet te Barcelona, ka një klauzolë të madhe largimi

14:04 | 04 Korrik 2022

Franck Kessie edhe zyrtarisht është një futbollist i gjigantit katalunas Barcelonës.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë prej kohësh kishte arritur marrëveshje personale me Barcelonën, por zyrtarizimi ka ardhur vetëm sot.

Kessie ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me katalunasit dhe tanimë është prezantuar në faqen zyrtare të klubit.

Barcelona i ka vendosur edhe një klauzolë largimi e cila është hiq më pak se 500 milionë euro.

Prezantimi zyrtar i Kessiet do të bëhet të mërkurën ku ai do të mbajë edhe një konferencë për shtyp së bashku me presidentin Joan Laporta.

26-vjeçari largohet nga Milani pas plot pesë vitesh qëndrim në San Siro, derisa Barcelonës iu bashkua si transferim i lirë.

Komento: