Këto janë përballjet e sotme në xhironë e dytë të Superligës

09:35 | 20 Gusht 2022

Kjo fundjavë është e rezervuar për xhiron e dytë të Superligës në futboll.

Java hapet ditën e shtunë me dy përballje mjaft interesante.

Në Podujevë, skuadra e Llapit e pret Trepçën’89 dhe do kërkojë ta sigurojë fitoren e dytë rresht, e në anën tjetër mitrovicasit të parën, pasi barazuan me Dritën, ani pse ishin duke fituar 2:0.

Po këtë ditë luhet edhe sfida mes Dritës e Dukagjinit.

Që të dy ekipet kërkojnë fitoret e para kampionale, me klinasit që u mposhtën, e gjilanasit që barazuan.

Komento: