Kida e veshur gjithë lëkurë, çmend ndjekësit me format e saj

20:00 | 06 Shkurt 2022

Ajo është njëra nga këngëtaret më të dashura.

Këngëtarja e njohur, Kida, është tejet e suksesshme dhe e dashur për publikun dhe çdo postim i saj në rrjetet sociale arrin të marrë vëmendje.

Ajo po vazhdon të sjellë imazhe atraktive për fansat e saj të shumtë në Instagram, ndërsa njëjtë ka vepruar edhe këtë herë.

Orhidea Latifi (emri i vërtetë i këngëtares) edhe sot (e diel) postoi disa fotografi nga performanca e saj e fundit, teksa shihet e veshur e tëra në të kuqe.

Kida kombinoi kostumin e saj nga lëkura me një palë syza dielli me ngjyrë të zezë, ndërsa nuk la anash theksimin e linjave joshëse.

“Pikante, por e ëmbël”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e imazheve, në të cilat pranoi komente pozitive nga ana e fansave të saj.

Ndryshe, kujtojmë që krahas angazhimeve me koncerte, Kida po shijon edhe suksesin e albumit “Orchide” që e lansoi në fund të vitit 2021.

Në anën tjetër, përmes disa postimeve që ka bërë së fundmi, artistja e njohur ka treguar se tashmë ka nisur punën për këngë të reja.

Komento: