Kjo nuk pritej nga Adelina Tahiri: Këngën time të re do ta dëgjojë i gjithë Ballkani – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kjo nuk pritej nga Adelina Tahiri: Këngën time të re do ta dëgjojë i gjithë Ballkani

10:45 | 28 Janar 2019

Adelina Tahiri është këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia dhe është një nga këngëtarët më të përfolura.

Ajo njihet për jetën e saj luksoze sidomos pasi u martua.

Këngëtarja shumë e përfolur në mediat shqiptare, Adelina Tahiri gjatë një interviste për emisionin “Mama’s Trip” të TV 21, tregoi që së shpejti do të publikojë një këngë që sipas saj do të jetë një revolucion në muzikë. Këngëtarja tregoi që është në përgatitje të kësaj kënge që sipas saj nuk do të pritet nga askush.

“Unë shumë shpejt do ta bëjë një këngë që është në përgatitje e sipër, është revolucion që nuk do të pritet nga askush, po unë ta premtojë që do të jesh e para kur do të inçizohet klipi do të thërras”, ka thënë Adelina. Ndër të tjera këngëtarja shqiptare tregoi që klipi do të përfundojë në dy muajt e ardhshëm, pasi që është në përgatitje e sipër të këngës, shkruan rtv21.

“Pres demo të më vjen nga dy kompozitorë të ndryshëm që janë njëri shqiptar dhe një nuk është shqiptar dhe këngëtari është i huaj”, është shprehur Adelina. Pavarësisht insistimit të Besjanës, këngëtarja nuk ka treguar se me kë do të bëjë bashkëpunim duke e lënë kështu projektin befasi për publikun.

Adelina është shprehur që ka tentuar ta mbajë sekret këtë projekt, sepse jo gjithmonë dalin suksesshëm këto plane, por kjo këngë sipas këngëtares është e verifikuar dhe do të lansohet në muajin qershor të këtij viti.

“Këtë që kam bë unë në jetën time, do ta bëjë të njëjtën edhe në muzikë dhe do të bëjë revolucion. Unë garantojë që do ta dëgjojnë jo vetëm shqiptarë, por i gjithë ballkani”, ka thënë këngëtarja. Këtë deklaratë të Adelina Tahirit mund ta dëgjoni në videon më poshtë nga minuta e 12:30.

Komento: