Dani Alves thuhet se i është vetofruar Spezias, por klubi nuk ka pranuar.
Alves është lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Barcelonën.
Sipas raportimeve që po qarkullojnë në Itali, braziliani i është vetofruar Spezias, por ata nuk kanë qenë të interesuar.
Thuhet se Dani Alves u ka dërguar një email drejtorëve të klubit duke u propozuar atyre si një nënshkrim i shkëlqyer i verës.
Megjithatë, thuhet se Spezia i tha jo idesë së nënshkrimit të mbrojtësit, sepse ai tashmë është 39 vjeç dhe kostoja e operacionit do të ishte gjithashtu e tepërt për klubin e Seria A.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e lojtarit.