Konfirmohet, ylli madh po largohet nga Chelsea, niset drejt Barcelonës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Konfirmohet, ylli madh po largohet nga Chelsea, niset drejt Barcelonës

19:18 | 27 Qershor 2022

Andreas Christensen, më në fund ka thyer heshtjen dhe i ka dhënë lamtumirën Chelseat.

Kontrata e tij me Blutë skadon më 30 qershor. Gjithçka tani tregon që qendërmbrojtësi 26-vjeçar të bëhet lojtar i Barcelonës. Ai do të arrijë atje pa pagesë, përcjell ORAinfo.

Pas një jete në Stamford Bridge, ndërkombëtari danez i ka dhënë lamtumirën klubit anglez me një mesazh të gjatë të postuar në llogarinë e tij në Instagram. Christensen largohet nga Blutë pasi është paraqitur 161 herë për ekipin e parë./ORAinfo/

Komento: