Kosova bëhet gati për ndeshjet e tetorit, merr lajmin e mirë

14:48 | 07 Tetor 2019

Kosovën e presin disa ndeshje interesante.

Ekipi përfaqësues i Kosovës do të grumbullohet sot për t’i nisur përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit në Prishtinë, miqësoren kundër Gjibraltarit dhe ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 ndaj Malit të Zi.

Për këto ndeshje, trajneri zviceran do të ketë skuadër më të kompletuar, pas rikthimit të yllit të Werder Bremen, Milot Rashica, mesfushori Herolind Shala dhe Benjamin Kolollit, të cilët munguan në ndeshjet e shtatorit shkaku i lëndimeve.

Pas pesë ndeshjeve, Kosova pozicionohet në vendin e tretë, por me shanse shumë të mira për ta arritur kualifikimin historik, sepse ngel vetëm një pikë përpara Republikës së Çekisë, e cila pozicionohet në vendin e dytë.

Anglia, ndërkohë, është kryesuese e padiskutueshme e Grupit A.

Komento: