Kosova e mposhtë Bullgarinë, nis mbarë kualifikimet në Botëror

21:00 | 08 Prill 2022

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ë vogël ka arritur një fitore të madhe.

Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka nisur me fitore në rrethin e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botërorin 2024.

Kosova ka shënuar fitore si mysafire e Bullgarisë. Ndeshja e zhvilluar sonte në Pallatin e Kulturës dhe Sportit në Varna, ka përfunduar me rezultatin 0:2.

Drilon Maxharraj (16’) dhe Meriton Salihu (26’) shënuan golat e fitores për “Dardanët”.

Kosova ndeshjen e radhës e luan më 9 prill ndaj Armenisë, kurse më 11 prill do të përballet me Skocinë.

Komento: