Kosova – Kroacia, arrihet marrëveshja për ndeshjen miqësore

17:49 | 02 Tetor 2019

Arrihet marrëvesh marrëveshja në mes të kombëtares së Kosovës dhe asaj të Kroacisë.

Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Kroacisë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore, dikur në të ardhmen, mes dy ekipeve kombëtare.

Detajet e një ndeshjeje të tillë nuk janë bërë ende të ditura, por në deklaratën e lëshuar nga Federata e Futbollit e Kosovës është bërë e ditur se detajet do të zbulohen në të ardhmen e afërt.

Kosova dhe Kroacia ishin përballur edhe më parë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës Rusia 2018. Më 10 qershor të vitit 2016, Kroacia i mposhti “Dardanët” me rezultat 6:0 e pastaj 1:0 më 9 mars 2017.

Deklarata e plotë e FFK-së:

Gjatë qëndrimit të djeshëm në Kosovë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, gjatë tërë kohës është shoqëruar nga ish-futbollisti ynë i mirënjohur, tani ndihmëstrajner i Kombëtares A, Muharrem Sahiti.

Komento: