“Kosovës i duhen më shumë burra si ti”, Arjola Demiri mbështetë publikisht kandidatin e LDK-së, Bardhyl Hasanpapaj

16:50 | 31 Maj 2026
“kosoves-i-duhen-me-shume-burra-si-ti”,-arjola-demiri-mbeshtete-publikisht-kandidatin-e-ldk-se,-bardhyl-hasanpapaj

Aktorja e njohur Arjola Demiri ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për kandidatin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, i cili në listën zgjedhore garon me numrin 34.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Demiri ka vlerësuar figurën e Hasanpapajt.

Në përshkrim të postimit ka shkruar: “Kosovës i duhen më shumë burra si ti”, duke e cilësuar atë si një zë të arsyes, integritetit dhe profesionalizmit në jetën publike.

Me mbështetjen e figurave publike si Arjola Demiri, kandidatura e tij po fiton vëmendje gjithnjë e më të madhe gjatë fushatës zgjedhore.

Komento: