Kostic transferohet tek gjiganti i Serie A – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kostic transferohet tek gjiganti i Serie A

14:59 | 28 Qershor 2022

Filip Kostic transferohet tek gjiganti i Serie A.

Filip Kostic më në fund do të largohet nga Eintracht Frankfurt. Saga e transferimit të tij tek skuadra e Juventusit ka zgjatur me muaj dhe tashmë gjithçka duket se ka përfunduar me sukses, raportojnë mediat italiane.

Sportmediaset gjithashtu ka zbuluar edhe detajet e transferimit të sulmuesit serb tek Zonja e Vjetër. Skuadra gjermane pritet që të përfitojë rreth 15 milionë euro nga shitja e tij ndërkohë që Kostic ka arritur një marrëveshje të mirë financiare për veten.

Për 3 sezone ai pritet që të përfitojë rreth 7.5 milionë euro ndërkohë që ka gjithashtu opsionin për të rinovuar edhe për një vit tjetër.

Komento: