Koulibaly dëshiron të transferohet te Barcelona

22:34 | 15 Qershor 2022

Kalidou Koulibaly i ka stopuar bisedimet për një rinovim të kontratës me Napolin, pasi dëshiron që të transferohet te Barcelona.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet italiane, lojtari është duke e pritur një ofertë nga klubi katalunas në mënyrë që të zbarkojë në “Camp Nou”.

Ofertën që senegalezi po e lë në pritje është një kontratë katërvjeçare me premtimin që do t’iu rritet paga.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit i cili vazhdon të kërkohet nga disa prej skuadrave më të mëdha evropiane.

Chelsea dhe Manchester United gjithnjë kanë pasur interesim për lojtarin, duke tentuar vazhdimisht që t’ia shkëpusin Napolit mbrojtësin.

Komento: