Kroos merr vendim të papritur

20:14 | 30 Qershor 2022

Real Madridi, e ka zyrtarizuar tashmë rinovimin e Luka Modric dhe ka barazuar ato të Vinicius dhe Rodrygo.

Real Madridi po vazhdon me planifikimin e tyre sportiv për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, ka një pikëpyetje për një lojtar që është kyç në njëmbëdhjetëshen e parë të Carlo Ancelottit, përcjell ORAinfo.

Ky nuk është askush tjetër veç Toni Kroos, i cili më 30 qershor 2022 është 365 ditë larg përfundimit të kontratës me ‘Los Blancos’. Reprezentuesi gjerman është i lidhur me kampionët në fuqi të Europës deri në vitin 2023, por nuk pritet të rinovohet për një arsye të thjeshtë.

Sipas ‘Cadena COPE’, mesfushori nuk do të rinovojë këtë verë dhe do të presë se si do të ndihet fizikisht në fund të sezonit të ardhshëm. Ish-lojtari i Bayern Munichut tashmë është tërhequr nga kombëtarja gjermane për t’u fokusuar te Madridi dhe nuk dëshiron të qëndrojë në klub në kushte të këqija./ORAinfo/

Komento: