Kthesë e madhe, De Ligt po transferohet aty ku nuk pritej – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kthesë e madhe, De Ligt po transferohet aty ku nuk pritej

11:10 | 05 Korrik 2022

Një yll dhe 60 milionë euro: De Ligt ka skuadër të re, nuk është Chelsea.

Shkëmbim spektakolar, De Ligt bën gati valixhet.

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt është njëri nga lojtarët më të përfolur këtë merkato, pas zërave se dëshiron largimin nga Zonja e Vjetër.

Interesimi për shërbimet e De Ligt është i madh dhe klube se Chelsea, PSG kanë bërë disa oferta për holandezin.

Sipas Sky Sport, në garë për De Ligt është futur edhe Bayerni i Mynihut dhe Bavarezët kanë ofertën joshëse për Juventusin.

Bayerni është i gatshëm t’ia ofrojë Juventusit 60 milionë euro dhe kartonin e Benjamin Pavard në këmbim të De Ligt.

Biankonerët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Bayernit, pasiqë Pavard do të ishte një përforcim ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Komento: