Kthesë e madhe, Lewandowski te Chelsea

11:30 | 17 Qershor 2022

Chelsea mendon transferimin e Lewandowskit si pasues të Lukakut.

Klubi anglez, Chelsea thuhet se është e interesuar për sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

Lewandowski po shtyn të largohet nga Bayerni këtë verë dhe favorizon kalimin te Barcelona.

Megjithatë, klubi bavarez deri tani ka refuzuar ofertat e Barcelonës, të cilët nuk janë ato që kërkohen.

Sipas gazetës BILD, Chelsea tani i është bashkuar garës për ta blerë yllin polak këtë verë.

Thomas Tuchel thuhet se kërkon të gjejë një zëvendësues të përshtatshëm për Romelu Lukakun, i cili pritet të huazohet te Interi dhe Lewa është i preferuari.

Chelsea e di se ka fuqi për të konkurruar si me PSG-në ashtu edhe me Barçën nëse do të kenë ndonjë shpresë për të nënshkruar me sulmuesin 33-vjeçar.

Lewandowski thuhet se është tashmë në bisedime me PSG-në dhe Barcelonën, por raportohet se preferon një lëvizje në Kataluni.

Komento: