Ky ekip mbetet favorit për nënshkrimin e Jovic

18:59 | 20 Qershor 2022

Real Madridi nuk e ka nisur ende operacionin e largimit, përveç tre lojtarëve që kanë lënë të largohen në fund të kontratave. Për sa i përket shitjeve apo kredive, ende nuk ka asnjë lajm.

Një nga ata që mund të largohet nga Santiago Bernabeu është Luka Jovic. Pak ka mbetur nga sulmuesi që ishte një lojtar kyç për Eintracht dhe që në fakt ka qenë një nga sulmuesit më të shtrenjtë në historinë e Real Madridit, përcjell ORAinfo.

I gjendur përballë mungesës së mundësive dhe në një sezon kaq atipik me Botërorin e Nëntorit, Jovic kërkon një skuadër ku të marrë minuta dhe rregullsi për të arritur në gjendje të plotë fizike.

Fiorentina ishte skuadra e parë që trokiti në derën e klubit dhe atij serb. Tashmë, është Besiktas që është interesuar për sulmuesin.

“AS” raportoi se skuadra turke është e gatshme të paguajë 1.5 milionë euro për lojtarin, por Fiorentina mbetet favorite për nënshkrimin e Jovic./ORAinfo/

Komento: