Ky është lojtari i radhës që Maldini e ka prioritet për ta sjell në ‘San Siro’

16:16 | 30 Korrik 2022

Hakim Ziyech vazhdon të mbetet dëshira e drejtuesve të klubit të Milanit për sezonin e ri.

“Calciomercato” ka bërë të ditur se te klubi italian janë të bindur se do të arrijnë ta transferojnë këtë verë sulmuesin e krahut.

Ziyech do të shitet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi nuk bën pjesë në planet e trajneri Thomas Tuchel.

29-vjeçari nuk ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë te klubi londinez, duke pasur hapësira të pakta në formacionin bazë.

Milani ka nisur negociatat me Chelsean dhe po shpreson ta huazojë Ziyechin me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Komento: