Ky lojtar i Real Madridit ka dominuar në këtë fillim të La Ligas, por Ancelotti dëshiron më shumë nga ai

16:18 | 29 Gusht 2022

Statistikat tregojnë se cili lojtar i Real Madridit ka dominuar në këtë fillim të La Ligas, por Ancelotti dëshiron më shumë nga ai.

Klasi i Aurelien Tchouamenit tashmë po bëhet i dukshëm për të gjithë në La Liga.

Në statistikat e publikuara nga Marca, francezi është lojtari që ka kontrolluar më shumti topin duke e vendosur ekipin e tij sa më afër portës kundërshtare, 4.69 aksione për ndeshje (më së shumti në La Liga).

Kundër Espanyolit, Tchouameni regjistroi një asistim, krijoi një rast të madh për gol, bëri dy pasime kyçe dhe fitoi pesë nga gjashtë duelet e tij në ajër. Ai dominoi në mesfushë duke qenë në çdo pjesë të saj.

Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti e vlerësoi transferimin e kësaj vere të Los Blancos, por tha se ai do vazhdon të përmirësohet.

“Ne ende duhet të mësohemi të shohim Tchouameni të ecë përpara, ndërsa dy mesfushorët tjerë të qëndrojnë prapa. Jemi duke punuar”.

“Tchouameni është shumë i mirë teknikisht. Ai do të vazhdojë të përmirësohet”, tha trajneri italian.

Komento: