Ky lojtar i thotë “PO” Manchester United

22:22 | 30 Qershor 2022

Sipas gazetarit holandez Marcel van der Kraan, Lisandro Martinez është “shumë i lartë” në listën e dëshirave të Manchester United për verën dhe Djajtë e Kuq janë në pozitën favoite për qendërmbrojtësin e Ajax-it.

20-herë kampionët e Anglisë janë të prirur të nënshkruajnë një qendërmbrojtës të ri gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, me Eric Bailly, Phil Jones dhe Axel Tuanzebe që mund të lejohen të largohen në tregun aktual, përcjell ORAinfo.

Jurrien Timber i Ajax-it me sa duket ishte objektivi i tyre kryesor, por i riu thuhet se ka marrë vendimin të qëndrojë në Amsterdam edhe për një vit, dhe bisedat për një lëvizje për shokun e tij të skuadrës Martinez janë rritur në ditët e fundit.

Arsenali dhe Man United besohet se të dy janë të interesuar për reprezentuesin argjentinas. Sidoqoftë, sipas Van der Kraan, Martinez i ka shpresat e tij të lidhura te United, dhe trajneri i ri i Djajve të Kuq, Erik ten Hag është i etur për një ribashkim me lojtarin që ai menaxhoi në Amsterdam./ORAinfo/

Komento: