Ky lojtar konfirmon largimin nga Arsenal

21:35 | 11 Gusht 2022

Monza ka konfirmuar nënshkrimin e qendërmbrojtësit të Arsenalit, Pablo Mari në një marrëveshje huazimi me një detyrim të kushtëzuar për të blerë.

Spanjolli, i cili u transferua te Arsenali në vitin 2020, bëri 22 paraqitje për Topçinjtë në të gjitha garat përpara se të shkonte në Serie A si huazim me Udinese në janar 2022, përcjell ORAinfo.

Ai u kthye në Arsenal këtë verë, por tani është kthyer në Itali, pasi iu bashkua Monzas në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.

Si pjesë e marrëveshjes, Mari do t’i bashkohet Monzas përgjithmonë nëse të sapoardhurit e Serisë A shmangin rënien nga liga e parë e Italisë./ORAinfo/

Komento: