Ky lojtar mbetet prioritet për Milanin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky lojtar mbetet prioritet për Milanin

19:49 | 25 Qershor 2022

Marco Asensio, ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Real Madridin, ku ka kaluar gjashtë sezone, por lojtari spanjoll mund të largohet nga Santiago Bernabeu këtë verë.

Reprezentuesi spanjoll nuk po merr minutat që do të donte me fanellën e ‘Merengue’ dhe ka oferta nga disa klube për nënshkrimin e tij, çka e afron edhe më shumë largimin e tij të mundshëm nga Madridi, përcjell ORAinfo.

Këtë sezon, Asensio ka nisur vetëm 23 ndeshje zyrtare, 19 prej tyre në La Liga. Në total, ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë disa asistime. Kur është në fushë, ai gjithmonë performon mirë, prandaj klube të rëndësishme si Milani dhe Liverpooli kanë kërkuar nga skuadra spanjolle nënshkrimin e tij të mundshëm.

Vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se ish-lojtari i Mallorca-s do të preferonte të shkonte te Milani sesa në Liverpool, një dëshirë që Maldini, drejtori sportiv i klubit italian, mund ta realizonte.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, sulmuesi 26-vjeçar është një nga objektivat kryesore të Maldinit për sezonin e ardhshëm. Madje, media e lartpërmendur pretendon se ai dëshiron ta nënshkruajë sido që të jetë, pavarësisht se madrilenët kërkojnë 30 milionë euro për transferimin e tij./ORAinfo/

Komento: