Ky lojtar po largohet nga PSG

21:05 | 11 Gusht 2022

Rennes është afër finalizimit të një marrëveshjeje për yllin e Paris Saint-Germain, Arnaud Kalimuendo, zbulon L’Equipe.

20-vjeçari erdhi nga radhët e të rinjve në Parc des Princes, por i ka kaluar dy vitet e fundit në huazim te Lens, përcjell ORAinfo.

Kalimuendo është gati të largohet nga PSG me një marrëveshje të përhershme në mënyrë që të mund të luajë minuta të rregullta, me Rennes të vendosur të paguajë 25 milionë euro (21 milionë £/26 milionë dollarë) për shërbimet e tij./ORAinfo/

Komento: