Ky pritet të jetë transferi i parë i Manchester Unidet në këtë afat kalimtar

23:03 | 21 Qershor 2022

Manchester United po lëziv me shpejtësi në merkato teksa drejtuesit e Djajve të Kuq” kërkojnë të plotësojnë bjektivat që ka vendosur trajneri i ri, Erik ten Hag.

Klubi i beson aftësive të teknikut holandez për të zhvilluar skuadrën me frymë të re, ndërsa 52-vjeçari pretendon të nisë një cikël fitues me United.

Transferimi i parë i anglezëve në këtë sesion të merkatos pritet të jetë anësori i Ajax, Antony.

Braziliani ishte një nga të besuarit e ten Hag tek Ajax dhe tashmë holandezi kërkon ta marrë me vete futbollistin që spikat falë cilësive teknike dhe shpejtësisë në krah ndërsa në sezonin e kaluar 22-vjeçari ishte autor i 12 golave dhe 10 asisteve.

United ka përgatitur një ofertë prej 40 milionë paund për të bindur drejtuesit e “Harkëtarëve” dhe pritshmëritë janë pozitive ndërsa në vijim pista pritet të kristalizohet tërësisht dhe anglezët mund t’i gëzohen transferimit të parë në merkato.

Komento: