Kylie Jenner ndez komentet e fansave pas kësaj fotoje provokuese

13:20 | 23 Janar 2019

Modelja dhe sipërmarrësja amerikane, Kylie Jenner ka nxitur edhe më shumë spekulime ndaj gjendjes saj sociale pas një postimi në rrjetin “Instagram”.

Motra më e vogël e Kim Kardashian, Kylie Jenner nga lidhja me reperin Travis Scott është bërë nënë e vajzës tashmë një vjeçare, Stormi Webster.

Me rastin e turneut botëror “Astroworld” në të cilin aktualisht po performon Travis Scott, Kylie ka postuar në “Instagram” një foto tërheqëse ku në gjuhën spanjolle ka shkruar “Më mungon burri im”, raporton ORAinfo.

Pas lindjes së vajzës, fansat kanë spekuluar që Kylie dhe Travis janë martuar në një ceremoni të fshehtë, gjë e cila nuk është pohuar por as mohuar nga çifti ose miqtë e familjarët e tyre. /ORAinfo/

Komento: