Lajm “bombë”, Asensio te Juventus!

23:59 | 16 Qershor 2022

Marco Asensio-s i pëlqen ideja që Juventusi të jetë klubi i tij i ardhshëm.

Futbollisti i Real Madridit mbetet i paqartë nëse do të qëndrojë apo jo në Santiago Bernabeu, përcjell ORAinfo.

Real Madridi po përpiqet të bindë Asension të qëndrojë në klub. Kontrata e tij skadon pas një viti dhe e ardhmja e tij përtej kësaj nuk është konfirmuar ende.

Megjithatë, lojtari do të marrë një vendim shumë shpejt dhe Juventusi është në pritje të tij.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Zonja e Vjetër i ka vënë sytë ish-futbollistit të Espanyol dhe Mallorca, pasi e kanë konsideruar atë si plan B për agjentin e lirë Angel Di Maria./ORAinfo/

Komento: