Lajm i papritur, ja ku po transferohet Abate

22:29 | 05 Tetor 2019

Pas dëmtimit të pësuar nga Davide Zappacosta, mbrojtësi i plotë i Romës, i cili nënshkroi për klubin në baza të përkohshme nga Chelsea gjatë verës, Giallorossi po kërkon zëvendësime të mundshme.

Një zëvendësim i tillë është Ignazio Abate, ish mbrojtësi i Milanit, kontrata e të cilit me kuqezinjtë skadoi në fund të sezonit të kaluar,përcjell ORAinfo.

Abate është ende në dispozicion me një transferim falas, pasi refuzoi ofertat nga klubet e Katarit dhe Arabia Saudite, dhe Roma mund të ishte destinacioni ideal për të./ORAinfo/

Komento: