LAJMI I FUNDIT: Gjiganti evropian e shkarkon trajnerin e njohur

23:19 | 07 Tetor 2019

Ekipi i Olympique Lyon ka shkarkuar krye trajnerin e saj, Sylvinho, pesë muaj pasi ky i fundi morri drejtimin e skuadrës.

Bordi i skuadrës së Lyon ka arritur deri tek ky vendim pas formës jashtëzakonisht të dobët të skuadrës në këtë fillim edicioni.

Lyon ka shënuar vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e tyre të fundit, duke llogaritur këtu të gjitha garat ku kanë marrë pjesë, përcjell lajmi.

Durimi me Sylvinho mbaroi në ndeshjen e fundit, të cilën Lyon mbrëmë e humbi nga rivalët e Saint Etienne, gjatë së dielës.

Komento: