LAJMI I FUNDIT: Savic nënshkruan me gjigantin evropiane

12:31 | 06 Tetor 2019

Objektivi i Manchester United dhe Interit e Milanit ka nënshkruaj zgjatjen e kontratës me Lazion.

Sipas asaj që është raportuar nga Corriere dello Sport, Lazio kanë nënshkruar një kontratë të re me mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic, përcjell ORAinfo.

Milinkovic-Savic ka qenë një nga lojtarët kyç të Lazio, duke tërhequr interesimin e shumë ekipeve të mëdha si Manchester United, Inter dhe Milan.

Corriere dello Sport sugjeron që Milinkovic-Savic ka nënshkruar një vit tjetër në kontratën e tij, duke e mbajtur atë në klub deri në vitin 2024.

Paga e tij nuk do të ndryshohet dhe do të vazhdojë të fitojë 3 milionë euro në vit plus bonuse. /ORAinfo/

Komento: