Lamtumirë Milan, lojtari i njohur transferohet në Romë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Lamtumirë Milan, lojtari i njohur transferohet në Romë

00:02 | 07 Tetor 2019

Ignazio Abate pritet të largohet nga Milan gjatë janarit.

Roma po mendon t’i ofrojë kontratë ish-mbrojtësit të Milanit, Ignazio Abate, për të zëvendësuar Davide Zappacostan, njofton “Calciomercato”.

Zappacosta ka marrë lëndim të ligamenteve të gjurit dhe do të mungojë në pjesën më të madhe të këtij stinori.

Zappacosta u lëndua në stërvitje. Ai te Roma ishte huazuar në fund të afatit kalimtar të verës nga Chelsea. Roma është në kërkim të një mbrojtësi anësor dhe e sheh Abaten 32-vjeçar si përforcim ideal.

Abate është lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Milanin në verë të këtij viti. Abate ishte kërkuar më herët edhe nga Brescia. Te Milani kishte luajtur plotë dhjetë vite, ndërsa ai ka edhe 22 ndeshje me përfaqësuesen e Italisë dhe ka realizuar një gol.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!