Lamtumirë prekëse – Bale dhe Marcelo nuk do të luajnë më për Real Madridin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lamtumirë prekëse – Bale dhe Marcelo nuk do të luajnë më për Real Madridin

10:25 | 21 Maj 2022

“Samba” e Brazilit tashmë nuk do të performohet nga njeriu kryesor i saj te Real Madridi.

Pas 15 vitesh magji në fushën e blertë për “Los Blancos”, Marcelo nuk do të paraqitet më si lojtar me këtë skuadër.

Njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë në krahun e tij dikur, luajti ndeshjen e fundit të tij për “mbretërit” mbrëmë ndaj Real Betisit.

Bashkë me të, nga “Bernabeu”, jo në mënyrën më të mirë, largohet edhe Gareth Bale.

11-a e 12-a që ulëshin pranë në zhveshtore do të lënë vend për dikë tjetër.

Të dy fituan gjithçka me skuadrën. Të dy përpinë zhgënjimet që mund të vinin rrugës, për t’ia dhënë një dorë ndihme skuadrës në momentet vendimtare.

Momentet e lavdisë ishin për të dy, andaj, përkundër madhështisë paraprake, Reali ishte më “galaktik” me ta.

Komento: