Lamutmirë Chelsea, Werner bëhet me ekip të ri

18:04 | 09 Gusht 2022

RB Leipzig pritet të kompletojë nënshkrimin e sulmuesit të Chelseat Timo Werner vetëm dy vite pasi ai u largua nga klubi për në Premier Ligë.

Chelsea kishte paguar klauzolën e lirimit prej 55 milionë eurove të gjermanit në vitin 2020, por tani do të pranojë një humbje, pasi Werner ka vendosur të rikthehet në një marrëveshje që mendohet të jetë rreth 35 milionë euro.

Werner shënoi 23 gola në 89 ndeshje në të gjitha garat për Chelsean, duke fituar Ligën e Kampionëve në 2021.

Ai ishte një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë kur “Blutë” e transferuan në verën e vitit 2020, pasi kishte tërhequr gjithashtu interes nga Liverpooli, Bayern Munichu dhe Atletico Madridi.

Lojtari tashmë mësohet se ka zbarkuar në Gjermani dhe së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari i Leipzigut.

Komento: