Laporta konfirmon nënshkrimet me yllin e Milanit dhe Chelseas

11:12 | 03 Korrik 2022

Një sekret i njohur tashmë, Barcelona do të nënshkruajë me mbrojtësin Andreas Christensen dhe mesfushorin Franck Kessie në transferime të lira këtë verë.

Këtë e konfirmoi presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, të shtunën në mbrëmje. Laporta foli për shtypin për plot 15 minuta gjatë një homazhi për Johan Cruyff.

I sinqertë për shumë çështje, Laporta konfirmoi se nënshkrimet nga Milani dhe Chelsea janë të kryera tashmë dhe do të prezantohen në javën e ardhshme.

“Do të prezantojmë Kessien të mërkurën dhe Christensen të enjten”, ka thënë shkurtimisht Laporta.

Kessie dhe Christensen kishin kontrata që skadonin këtë verë dhe Barcelona lëvizi shpejt pas afatit kalimtar të janarit për të përfituar nga situata.

Të dy lojtarët kanë nënshkruar tashmë kontratat e tyre me klubin nga Camp Nou dhe kanë përfunduar testet mjekësore.

Me kaq shumë spekulime për lojtarët e tjerë, pak është diskutuar për rolin e të dy lojtarëve, por si duket Kessie dhe Christensen do të jenë transferimet e para të verës.

Dy transferimet e reja do të përballen me konkurrencë të fortë, pasi danezi do luftojë për një vend me Gerard Pique, Eric Garcia dhe Roland Araujo, ndërsa Kessie do të përballet me Sergio Busquets, Pedri, Gavi dhe Frenkie de Jong.

Komento: