Laporta konfirmon se Barcelona është në bisedime me yllin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Laporta konfirmon se Barcelona është në bisedime me yllin e madh

18:30 | 03 Korrik 2022

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se klubi i tij është në diskutime me Leeds United për mundësinë e sjelljes së Raphinhas në Camp Nou.

Reprezentuesi brazilian ka bërë përshtypje për bardhezinjtë që kur erdhi nga Rennes në tetor 2020, duke shënuar 17 gola dhe duke regjistruar 12 asistime në 67 paraqitje në të gjitha gara, përcjell ORAinfo.

Raphinha shënoi 11 gola dhe regjistroi tre asistime në 35 paraqitje në Premier League, me Leeds që arriti të shmangë kërcënimin e rënies për të qëndruar në ligën e parë.

25-vjeçari ka ende dy vite për të përfunduar kontratën e tij, por kohët e fundit ka pasur spekulime rreth të ardhmes së tij, me një numër klubesh që thuhet se janë të interesuar për nënshkrimin e tij./ORAinfo/

Komento: