Leao e shokon Milanin, refuzon ofertën e vazhdimit të kontratës

13:06 | 16 Qershor 2022

Milan janë të vendosur të mbajnë në skuadër lojtarin më të mirë të vitit në Serie A, Rafael Leao.

‘Rossoneri’ duan t’i japin lojtarit një kontratë të re, por punët po vështirësohen më shumë sesa mendohej.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Leao ka refuzuar ofertën e fundit të Milan, pasi ka pasur pakënaqësi për pagën.

23 vjeçari portugez ka pranuar ofertë për vazhdim kontrate deri në vitin 2026, me një rritje të lehtë në pagë.

Lojtari refuzoi ofertën në fjalë, duke besuar se ai meriton një propozim më të mirë nga Milani.

Kjo rrezikon situatën e lojtarit, megjithatë ai ka një klauzolë prej 150 milionë eurove në klauzolën e tij aktuale me Milanin.

Komento: