Leao – Milan, vjen lajmi i fundit nga Italia

09:07 | 04 Korrik 2022

Milani do t’i ofrojë kontratë të re Leaos

Milani po mendon që të “blindojë” sulmuesin, Rafael Leao.

Portugezi ishte një nga më të mirët në sezonin e fundit, ku “Rossonerët” e fituan titullin e kampionit në Serie A.

Për të ardhmen e tij vazhdon të spekulohet, teksa Milani thuhet se po përgatit një kontratë të re.

Sipas “Corriere dello Sport”, klubi italian dëshiron të zgjasë bashkëpunimin me Leaon deri më 30 qershor 2027.

Kontrata aktuale e 23-vjeçarit skadon në verën e vitit 2025.

Më herët është raportuar se Real Madridi ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Komento: