Learta e do shumë babain, i bën edhe një befasi tjetër për ditëlindje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Learta e do shumë babain, i bën edhe një befasi tjetër për ditëlindje

20:16 | 01 Shkurt 2019

Learta Jakupi është reja e Shyhretes, tashmë e njohur dhe e dashur për publikun.

Learta tani njihet si këngëtare e muzikës klasike, si dhe me dyqanin e saj të fustanave, shkruan ORAinfo.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.

Sot ajo ka uruar për herë të dytë babain e saj për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen Babi ma i miri i botës!Në çdo moment je ti ai, që më udhëzon drejt rrugëve të jetës me dashuri dhe dije, e sado të vështira të më duken mua ato, ti mi lehtëson me fjalët e tua të arta, që vijnë nga dashuria më e sinqertë në botë, ajo e prindit ndaj fëmiut!”- ka shkruar Learta në urimin e saj./ORAinfo/

Komento: