Lëndohet Ibrahimovic – mungon deri në tetë muaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lëndohet Ibrahimovic – mungon deri në tetë muaj

16:39 | 25 Maj 2022

Është lënduar Zlatan Ibrahimovic dhe, në bazë të raportimeve të fundit, do të mungojë deri në tetë muaj.

Lajmin e konfirmoi Fabrizio Romano, përmes një postimi në Twitter, ku ndër të tjera tha se lojtari ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë me Milanin ose jo.

Kontrata e tij me “Rossonerët” skadon pas një muaji, me bisedimet për rinovim që kanë ngecur aktualisht në mes të palëve, transmeton lajmi.

Lojtari pësoi një lëndim në gju ditëve të fundit, për pasojë, nëse vazhdon me “kuqezinjtë”, do ta humbasë një pjesë të konsiderueshme të ndeshjeve.

Suedezi u transferua në “San Siro” në vitin 2020, për një marrëveshje njëvjeçare. Gjithsesi, me të përfunduar sezoni, iu ofrua edhe një vit qëndrim te tashmë 19-herë kampionët italianë.

Komento: